Secondary Adv

Rruga Tirane-Elbasan do te perfundoje ne qershorin e 2017-es

Rruga Tiranë-Elbasan ka një datë të re përfundimi. Pas tre vitesh vonesë, Autoriteti Rrugor bën të ditur se mosmarrëveshjet me kompaninë ndërtuese “Aktor” janë zgjidhur përfundimisht dhe punimet në segmentin problematik nga Sauku deri tek tuneli kanë rinisur.

 

“Tani kemi një grafik të përcaktuar punimesh.  85 përqind e punimeve përfundon brenda  këtij viti, 15 përqind vitin e ardhshëm. Rruga përfundon në qershor 2017”, thotë kreu i ARRSH, Dashamir Xhika.Ndërtimi i rrugës 27 kilometër që lidh Tiranën me Elbasanin ka nisur në vitin 2011. Fillimisht ajo u tenderua për rreth 290 milionë dollarë. Por për shkak të 5 rrëshqitjeve në zonën e Ibës, rruga do të kushtojë më shumë.

 

“Kemi kërkuar një fond shtesë prej 35 milionë dollarë nga Banka e Abu Dabit. Shumë shpejt do të shkojë për ratifikim në Parlament dhe kjo mbyll plotësisht financimin”, sqaron Xhika.Sipas Xhikës, nësë kompania ndërtuese do të zvarrrisë sërish punimet, ajo do të penalizohet.“Kompania të mos guxojë më të luajë me këtë kontratë, sepse do të penalizohet”, thotë kreu i ARRSH.Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, për segmentin me gjatësi 13 kilometër nga Sauku deri tek hyrja e tunelit të Krrabës kostoja totale llogaritet në 120 milionë dollarë.


Më të lexuarat